“Po angazhohen në dezinformim skandaloz”

Në një komunikim direkt nga rrjetet sociale, kreu i qeverisë i cilësoi mashtrime denoncimet e Partisë Demokratike se mjekët s’kanë pajisje.

“Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. Po si mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz”.

Rama publikoi një foto të mjekut denoncues Ilir Allkja, ku shfaqet në protestat e opozitës. Sipas Kryeministrit, ai i shërben propagandës së Partisë Demokratike.

“Po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’, por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vetë, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar”.

Përsa i përket masave, Kryeministri tha se është ndjekur skenari më agresiv. Ai theksoi se gjithashtu është duke u vlerësuar ndalimi i transportit urban në Tiranë dhe Durrës.

Tv Klan