Doza e parë masivisht, në një kohë të shkurtër

Pas sasisë së vaksinave kineze të siguruara javën e shkuar, autoritetet qeveritare thonë se mund të rritet numri i vaksinimeve ditore.

Aktualisht në të gjithë vendin janë vaksinuar rreth 30 mijë të moshuar. Edhe në Laç dhe në Rrëshen ku kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë procesi i vaksinimit është duke vijuar edhe në banesë në rastet kur të moshuarit kanë qenë në pamundësi për të lëvizur.

Deri të hënën, numri total i të vaksinuarve, përfshirë mjekët, mësuesit dhe të moshuarit arriti në afro 95 mijë.

Tv Klan