Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste ka kërkuar një mandat të tretë për Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë dhe socialistëve të tjerë, Rama tregoi disa reforma të bëra nga qeveria në 7 vite dhe u shpreh se koha nuk ka mjaftuar për të mbyllur të gjitha punët.

Për Ramën, Shqipëria është shumë më mirë se 7 vite më parë dhe kjo sipas tij ka ardhur nga punët e bëra nga Partia Socialiste. Më tej ai tha se mandati i tre nuk është për ta, por për Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën që ka nisur.

Na duhet një mandat i tretë, jo për vete por për Shqipërinë. Duam që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim. Kush mund ta kalojë Shqipiërinë në një nivel tjetër shpejtësie përveç Partisë Socialiste? Ne nuk jemi e keqja më e vogël, ne jemi më e mira që jemi në politikën shqiptare.

Patjetër nuk jemi më e mira e mundshme, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se poetenciali i kësaj partie është për shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që përfaqësojmë. Në shumicë shqiptarët do ta votojnë sërish Partinë Socialiste”, u shpreh Rama./tvklan.al