Ylli Manjani ka qenë i ftuar i radhës në spektaklin e humorit “Klanifornia”. Përballë Gilbert Fevziut, Manjani ka folur dhe për veshjen e tij, që sipas Albano Bogdos që është në rolin e moderatorit. Ish-ministri i Drejtësisë ka kopjuar Ramën.

Por kjo nuk është pranuar nga Manjani, pasi tha se Rama e ka kopjuar atë dhe sipas tij Kryeministri më para s’ka veshur tuta fare.

Gilbert Fevziu: Zoti Manjani, një pyetje shumë politikë dhe domethënëse për shqiptarët sepse shumë njerëzve iu varet jeta nga këto gjëra të vogla, por shumë e quajnë shaka. Mos keni filluar të kopjoni Ramën me këto tuta, me atletet, me këto jelekët. Me këto gjërat kështu është e vërtetë?

Ylli Manjani: Jo more, Rama na ka kopjuar neve, Rama na ka kopjuar ne. Shiko Rama ka filluar të veshë tuta, se s’ka pasur në fillim.

Gilbert Fevziu: Si s’ka pasur tuta Rama?

Ylli Manjani: S’ka pasur as brekë. E mban mend që doli njëherë kështu.

Gilbert Fevziu: Njëherë doli.

Ylli Manjani: Po pse sa herë do ti.

Gilbert Fevziu: Pse ti s’ke  dalë asnjëherë kështu?

Ylli Manjani: Në media jo.

Gilbert Fevziu: Po dhe atë e nxorën./tvklan.al