Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me grevën e naftëtarëve të Ballshit.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se ndihet i keqardhur që naftëtarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij për ndërprerjen e grevës.

Kreu i qeverisë shton se pa u ndalur greva ai nuk do të zhvillojë asnjë bisedim me ta, pasi nuk mund t’i faturohen qeverisë kusuret e një kompanie private.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë gjatë ditës së sotme u ka dërguar disa mesazhe publike naftëtarëve dhe ka shkruar se nuk do bisedojë me ta nëse ata vijojnë të jenë në grevë./tvklan.al