“Vendet anëtare po i shmangen situatës”

Në një analizë të botuar më herët në mediat ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për mënyrën se si disa vende të NATO-s po e trajtojnë çështjen e refugjatëve afganë.

Rama thotë se tani duhet bërë vetëm një gjë duke vepruar së bashku për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

“Ne duhet të mbrojmë vlerat e Aleancës. Kjo do të thotë të mos i kthejmë shpinën njerëzve, jeta e të cilëve tani është në rrezik sepse besuan te ne”, shkruan Rama.

Rama thotë se aleanca ushtarake më e fuqishme në botë nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike.

Një braktisje e popullit afgan, për Kryeministrin shqiptar është mohim i ushtarëve të shumë kombeve që humbën jetën në atë luftë.

Tv Klan