“Qyteti i bukur prej guri”, kështu i referohet Gjirokastrës në një artikull revista e njohur e udhëtimeve “Islands”. Shkrimin e ka ndarë në Facebook edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme – i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant – siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

“Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë dhe Gjirokastra nuk bën përjashtim. Nëse doni të shihni Korfuzin, ishullin më të gjelbër të Greqisë me plazhe të virgjëra, jeni me fat. Mënyra më e lehtë dhe zakonisht më e lirë për të shkuar në Gjirokastër me aeroplan është të fluturoni për në Korfuz, të merrni një traget për në Shqipëri (zakonisht kushton më pak se 35 dollarë) dhe pastaj të merrni autobusin nga Saranda në Gjirokastër. Nëse po udhëtoni nga kryeqyteti, Tirana, do të duhen rreth 3 orë e gjysmë me makinë ose autobus për të arritur në Gjirokastër”, shkruhet më tej në artikull.

KLIKO KËTU, për ta lexuar të plotë.

/tvklan.al