Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar dy foto pak para nisjes së samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

“Krenar për Shqipërinë! Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.


Kujtojmë se sot liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me homologët e tyre në kryeqytetin belg, ku do të diskutohet për procesin e anëtarësimit në BE, marrëdhëniet Kosovë-Serbi si dhe agresioni rus në Ukrainë.

Sipas një draft-deklarate që do të miratohet në fund të samitit, udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do t’iu bëjnë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione kundër Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli ka vendosur kundër Moskës, pas nisjes së luftës kundër Ukrainës.

Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian që do të mbahet më 14 dhe 15 Dhjetor dhe ku do të vendoset për fatin e hapjes se kapitujve të negocimit me vendin tonë./tvklan.al