“PS është e pamposhtur si Interi i Mourinhos”

La Republika është gazeta e parë ndërkombëtare që i ka shkëputur kryeministrit Edi Rama intervistën e parë pasi siç shkruan gazetare Paolo Brera sapo i ka rimarrë çelësat e qeverisë në dorë.

Edi Rama flet për prioritet qe ka për mandatin e 3 qeverisës dhe nuk i shpëton dhe kuriozitetit të gazetarit Italian për një bashkëpunim të mundshëm të qeverisë së tij edhe socialdemokratëve të Tom Doshit, i regjistruar në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion.

“Hera e tretë ishte më e vështira, por është edhe më e bukura. Ne kemi fituar një shumicë absolute, kështu që nuk kemi nevojë për mbështetje. Ndoshta mund të kishim një diferencë më të madhe, por këtë herë Shqipëria votoi me një sistem të ri zgjedhor, me lista dhe preferenca gjysmë të hapura dhe kishte shumë vota të pavlefshme. Shumë njerëz nuk kuptuan se si të votonin, ata na zgjodhën ne si parti, por u dhanë përparësi kandidatëve të tjerë dhe vota iu quajt e pavlefshme”.

Sa i takon akuzave të opozitës për manipulime dhe shitblerje të votave, ai i përgjigjet me rezultatin e sondazheve që i jepnin të njëjtën fitore.

“Këtë herë kemi pasur katër ose pesë sondazhe dhe ndryshe nga e kaluara, të gjitha ishin në përputhje me rezultatin. “Piepoli” ia qëlloi tamam, por dhe anketuesit grekë patën paralajmëruar rezultatin. Raporti paraprak i OSBE-së është pozitiv dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare përmes përfaqësimeve të ndryshme ka ndjekur dhe konfirmuar rregullsinë e zgjedhjeve Fatkeqësisht, opozita nuk është në gjendje të dalë nga ky qëndrim, që e bën që ajo të humbë zgjedhje pas zgjedhjesh. Janë zgjedhjet e pesta radhazi dhe ata ende nuk arrijnë të kuptojnë: Në vend që të reflektojnë mbi veten e tyre, ata përqendrohen në konfrontim dhe akuza kundër nesh”,”Dhe përsëri humbin. Sidoqoftë, këto zgjedhje japin një mesazh: kur e majta moderne është e organizuar mirë, është po aq e pamposhtur sa Interi i Mourinhos”.

Rama flet në intervistën e tij dhe për projektin që ai e quan revolucion digjital që do të nis nga Shtatori 2022 ku parashikohet që të gjithë fëmijët shqiptarë të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë. Ndërsa të ardhmen e marrëdhënieve me Italinë që është partneri kryesor i Shqipërisë kërkon të shoh me shumë investime në sasi dhe mbi të gjitha në cilësi.

Tv Klan