“Çdo ndërtesë e pabanuar do rindërtohet”

Kryeministri Edi Rama u tregua i drejtpërdrejtë në një takim në Durrës me përfaqëues të kompanive ndërtuese. Ai tha se kush ka abuzuar me cilësinë do të shkojë në burg.

“Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj”, tha Rama.

Për tu njohur me dëmin që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Kënetës, Rama pa nga afër dëmet. Ai u tha banorëve se do të jenë ekspertë të huaj që do të bëjnë vlerësimet.

Ndërsa në Kurbin, kryeministri Rama iu drejtua qendrës operacionale të emergjencave në Lezhë ku dhe u informua me situatën. Të parët që takoi në Laç ishin inxhinierët të cilët bënin verifikimet në terren.

“Janë pallate para viteve 90 me tullë, pas tërmetit të 90 kanë edhe kollona sizmike por në Laç janë ndërtuar me punë vullnetare… Tullat e bardha kryesisht dhe kollona me katër fije hekuri dhe janë bërë me punë vullnetare”, u shpreh inspektori.

Rama: Pak me punë vullnetare dhe pak me abuzime dhe vjen fatura e lartë po jam unë zoti këtu…

Inxhinieri: Ishalla po venë mend…

Rama: Kjo është e kohës liri demokraci, ndërto se është begati…

Inxhinieri: Kjo do bërë e gjitha nga e para është muhabet kot….

Edhe në këtë zonë dëmi sipas përllogaritjeve paraprake është i madh.

Rama: Sa familje janë në total

Inxhinieri: Mbi përrua ka ndërtuar ky? I ka hip sipër…

Banorëve të cilët merrnin edhe ato pak rroba nga banesat e tyre u kërkoi të strehohen me urgjencë ne hotele.

E vetmja zgjidhje për kreun e qeverisë është ndërtimi i gjithçkaje  nga e para.

Gjatë inspektimit në Shëngjin pa nga afër shërbimin shëndetësor që ofrohej në një prej qendrave, ku ishin strehuar edhe banorë të njërit prej pallateve të rrënuar në Thumanë.

Tv Klan