“Taksa zero për biznesin e vogël rrezikohet nga opozita”

Në Shijak një nga zonat më të goditura nga tërmeti, sipas pushtetit lokal ka përfunduar i gjithë procesi i rindërtimit banesave individuale.

“Janë dy banesat e fundit që kanë mbaruar, kemi dhe 252 familje që kanë tërhequr grandin për ta ndërtuar shtëpinë vetë”.

Një tjetër investim i qeverisë kësaj here përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit në këtë bashki është dhe ai për rikonstruktimin e segmentit 4 Rrugët e Shijakut.

“Tani jeni më rehatt me rrugën, se ishte qamet i madh”.

Gjate inspektimit kryeministri nuk harron të kujton herë pas here arritjet e qeverisë së tij dhe rrezikun që siç thotë i kanos ato nga rotacioni politik.

“Taksa zero, mbaje taksën zero se vijnë të vejnë taksë pastaj”.

Banoret që i ankohen se terrenet sportive të shkollës i janë njohur me certifikatë pronësie një ish-pronari, Rama ju premton zgjidhje në një kohë të shkurtër.

“Unë u jap fjalën se kjo do t’i kthehet shkollës”.

Ne zonën e Shijakut bashkëbisedoi me sipërmarrës lokal në Agroturizmin e Fundim Gjepalaj të ngritur vitet e fundit e që është kthyer në një destinacion shumë të frekuentuar.

“Agroturizmi është e ardhmja e ekonomisë rurale në Shqipëri”.

Aktivitet elektorale të kryeministrit gjatë pasdites do të vijojnë në Fushë-Krujë.

Tv Klan