Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qarkut Gjirokastër, ku ishte e pranishme dhe ministrja Mirela Kumbaro.
Përgjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se që kur mori detyrën e tij në fillim si kryeministër, Bashkimi Evropian e shihte dhe e dëgjonte Shqipërinë thjesht nga detyrimi, ndërsa tashmë sipas tij situata ka ndryshuar, pasi është krijuar besimi në vendin tonë. Kryeministri tha se dikur Shqipëria ishte e “bombarduar” me paragjykime, por tashmë Bashkimi Evropian na kërkon të jemi pjesë e saj.
“Kur ne morëm detyrë nna shikonin e dëgjonin, si ajo puna e keni parasysh që duhet ta dëgjosh por thua ama mbaro tani se kam punë tjera. Nuk kishin asnjë respekt, besim tek ne. Ju e dini se kjo ishte lidhur me gjithë besimin, se shqiptarët ishin bombarduar në të 4 anët me paragjykime. Si ka mundësi që këta tani kanë përfunduar që e duan shqipërinë brenda familjes së madhe evropiane”, tha Rama.
Sakaq, kryesocialisti bëri një krahasim të qarkut Gjirokastër para dhe pas qeverisjes socialiste, duke u shprehur se janë shtuar turistët në vende që nuk priteshin të kishte vizitorë.
“Unë dje erdha me Mirelën në Gjirokastër, që s’jemi akoma në sezon, dhe gjithë pazari ishte plot, e s’ishte as fundjava. E ndërkohë shtohen dyert që hapen në këtë qytet, që kur ne morëm detyrën kishte vetëm 2-3 dyer të trokisje për të fjetur. Pa llogaritur që në Përmet nuk i shkonte mendja kujt të ndalonte, e ta mbaronte vjet me 150 mijë turistë? Po Libohova? Unë jam shokuar totalisht, i braktisur komplet që kishte vetëm 1 kafene, tani janë bujtinë pas bujtine. Mos të them për Tepelenën, që ishte si xhep false”, tha ai.
Më tej, kreu i qeverisë u ndal e tek rëndësia e ardhja e emigrantëve shqiptarë në atdhe, duke u shprehur se qarku për shkak të ndryshimeve të bëra ka arritur që të bëjë të larguarit të mendojnë investimin në vendin tonë.
“Tani kjo Shqipëri është një Shqipëri që është krejt tjetër. Pastaj kur thonë po s’ka mundësi, është i sëmurë populli se këtu s’ka ujë, ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Sot po vinim tani nga Permeti, e në Permet faktikisht kanë ujë 24 orë, nuk e kishin. Tani e kanë. Pa folur për infrastrukturën e gjithë të tjerat. Kanë bërë që gjithkush që ishte nisur për në Greqi, të mendojë të kthehet e të investojë. Ja ku e kemi, e kemi e kandidat për deputet një rast tipik. Është kthyer dhe tani rri këtu në Gjirokastër ku familja ka bërë një investim, që është një nga investimet e bukura të qytetit. Si i bëhet? Sepse realisht është një Shqipëri e ndarë, mes një shumicës e pakicës është si një tru i ndarë. Andej nga ana tjetër e trurit ka ujë kënete, se s’ka mundësi. Unë jam i bindur nëse rrini ju me mua, e unë me ju, e flasim 3 ditë e 3 netë këtu, me siguri do thoni shumë gjëra që nuk shkojnë. Por të thuash që populli është i sëmurë apo që Edi Rama i ka blerë të tërë, se nuk ka kuptim kjo punë, ndërkohë që ne më 11 maj kemi zgjedhjet e me 16 maj do presim tërë udhëheqësit e kontinentit. Nga Londra në Ankara, BE po e po”, tha Rama.
/tvklan.al