LIVE/ Rama në Asamble: Këtë mandat nuk ka shëtitje, bashkëqeverisja me qytetarët forca e re politike

LIVE/ Rama në Asamble: Këtë mandat nuk ka shëtitje, bashkëqeverisja me qytetarët forca e re politike

11:34 27/08/2017

Gjatë fjalës së tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një forcë të re politike bashkëqeverisjen e PS me qytetarët gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Do të qeverisim në koalicion bashkë me qytetarët. Do të qeverisim realisht me njerëzit dhe për njerëzit. E thënë ndryshe, kjo është një forcë e re politike.

Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që i mundi të gjithë së bashku ata që u bën bashkë për të na ndërprerë që misionin tonë të reformave për të bërë shtet. Tani është radha jonë të fitojmë betejën për Shqipërinë që duam.

Ky është mandati më i vështirë që unë marr vota për të kryer një detyrë dhe ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë. Për tja dalë këtij mandati kaq të vështirë, mund tja dalim vetëm që fuqinë tonë numerike mos ta shkëpusim nga njerëzit e zakonshëm. Që tja dalim duhet ta lidhim fuqinë numerike dhe fuqinë politike. 

Fitorja e 25 qershorit do të jetë e para e një epoke të re politike për Shqipërinë. Por, fitorja e 25 qershorit do të jetë e fundit nëse nuk e shohim se kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm.

Ne kërkuam një mandat kuq e zi dhe morëm një mandat kuq e zi. Një mandat për t’u ngritur mbi vetveten dhe kundër gjithçkaje që na ndan nga realiteti, njerëzit e zakonshëm. Dhe duhej ta besonim se është e artë kjo mundësi që kemi për ta ndërtuar bashkë me njerëzit këtë forcë.

Tipari jonë gjatë këtij mandati duhet të jetë gjallë-vdekur besnikëria ndaj njerëzve. Duhet të kemi një parti besnike ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të zakonshëm. Dhe së dyti, vullneti i palëkundur për reforma. Së treti, qasja frontale ndaj problemeve të trashëguara. Së katërti, gadishmëria e vazhdueshme për dialog me opozitën, që do të thotë se do t’i shtrijmë dorën në çdo hap. Duhet të mësohemi që ta kërkojmë bashkëpunimin e opozitës jo sipas traditës së vjetër, po në vijimësi e për çdo çështje e akt me rëndësi. Por ama nuk do të qëndrojmë në vend asnjëherë duke pritur opozitën. Do bëjmë largime në bllok drejtuesish, drejtorësh apo shkrirje drejtorish. E ashtuquajtura “Policia gri” do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë.

Pas dekretit te Presidentit, ministrat do nënshkruajnë me mua marrëveshje mirëkuptimi jo formale, por parimesh normash për t’u respektuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar në raport me Asamblenë Kombëtare dhe grupin parlamentar.

Këtë mandat nuk do të ketë shëtitje, por do të jetë një e përpjetë. Qartësia në komunikim dhe aftësia për të thënë më falni kujtdo që i duhet kërkuar falje është jetike për fatin e kësaj beteje.

Dinjiteti në përfaqësimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektueshëm, por duhet përforcuar sidomos në nivelin e përfaqësimit të diplomacisë sonë”

, tha Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

 




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi