Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku është takuar me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke.

Në konferencën  e përbashkët për shtyp nga Brukseli, Kryeministri Rama bëri të ditur se shumë shpejt do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Konsultativ për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehur gatishmërinë për të bërë gjithçka në funksion të përshpejtimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Kemi patur një diskutim mjaft të mirë dhe më vjen mirë që mendojmë njësoj për një sërë çështjesh. Është tejet inkurajuese dhe vërtetë na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mundësi të finalizojmë procedurën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultatitv. Provë kjo e besimit të fortë që kemi që procesi i integrimit në BE është çështje që u përket të gjithë qytetarëve, edhe përfshirjen e shoqërisë civile.

Unë jam veçanërisht i emicionuar për mbështetjen që ne na ka dhënë Presidenti Ropke dhe ekpi i tij sepse na jep mundësi që t’u tregojmë qytetarëve tanë jo nëpërmjet gjërave që themi ne por nëpërmjet një institucioni këtu në BE se sa e rëndësishme është të kuptojmë që rruga drejt BE është një rrugë që duhet e gjithë shoqëria. Konsultimet me organizatat e shoqërisë civile është e domosdoshme. Ne me shumë kënaqësi presim që me anën e kësaj përfshirje dhe këtyre konsultimeve do shikojmë që edhe vetë konsultimet do bëhet më thelbësore.

Kështu që me këtë Komitet të Përbashkët Konsultativ do kemi edhe një mekanizëm tjetër të dialogut, me Komitetin Ekonomiko-Social. Ne jemi vërtetë të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al