Kryeministri merr pjesë në forumin e Bledit
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në darkën e mikpritjes së kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob së bashku me liderët e rajonit të Ballkanit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bled.
I pranishëm në këtë takim informal ka qenë edhe presidenti i Këshillit Europian, Çarles Mishel. Në foto e shpërndara nga Rama vihet re dhe shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e XXI-të.
Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.
Tv Klan