Një tjetër burime energjie për vendin tonë vendoset në punë në zonën e Devollit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga përfundimi i projektit për përfitimin e energjisë së pastër përmes paneleve diellore.
Në postimin e tij në rrjetet social ai shkruan: “Një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë 2030”.
Në vendin tonë gjatë viteve të fundit investimi i kompanive private në panelet diellore po jep rezultate në rritjen e kapaciteteve energjetike të vendit.
Klan News