Kryefamiljarët tregojnë tragjedinë e 26 Nëntorit

Përjetimet e tmerrit, me të cilin u përballën pas shembjes së banesave të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit, të mbijetuarit,  Ajet Meçja dhe Fatmir Gjana me siguri do ti shoqërojnë përgjatë gjithë jetës së tyre.

Historia e Ajet Meçjas është nga më rrënqethëset, pasi ajo natë i rrembeu 3 gratë më të rëndësishme të jetës së tij. bashkëshorten Rozën, vajzën Djenën dhe mbesën 8 -vjeçare Ejselën.

Gjatë vizitës që kryeministri zhvilloi në shtepinë që i është siguruar nga bashkia e Durresit, Ajeti tregon momentet e vështira pas shembjes së pallatit në lagjen 18.

“Mbesa thërriste o gjyshi më shpëton…”

Fatmir Gjana, i cili qendroi për më tepër se 20 orë, nën rrënojat e pallatit 6 -katësh tregoi se kishte vërtetë një fat të mirë që arriti të mbijetojë, por humbi të shoqen atë nate.

Ai nuk rresht së treguari për heroizimin që ka treguar një nga oficerët shqiptar që mori pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, me të cilin tani i lidh një borxh i pashlyeshëm, kthimi në jetë pas orëve të tëra ku shpresat për të dal i gjallë ishin duke u shuar.

“Luani siç kishte emrin..nga Vlora”.

Rama: Ai ishte i paparë e lavdëronin të gjithë dhe francezët dhe grekët, i jashtëzakonshëm…

Tv Klan