Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Fier u ka dhënë të drejtë të gjithë atyre që ankohen për të dhe qeverinë. Rama tha se ankesat e qytetarëve janë të drejta, pasi jo gjithçka që është premtuar është bërë.

Më tej kreu i qeverisë ka treguar dhe disa arsye se pse ai dhe Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë, ku më themelorja është mbarimi i punëve të nisura.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universiteti të lidhur me spitalin, prandaj e kërkojmë një mandat të tretë. Të hapim një universitet mjekësie në Fier.

Prandaj e kërkojmë një mandat të tretë, që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar? Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Harrojeni që me ata edhe procesi i vaksinimit do të vijojë si tani, ne kemi siguruar një sasi të madhe vaksinash, por jo aq sa duhet për të vaksinuar të gjithë.

Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit? Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë“, tha ndër të tjera Rama./tvklan.al