Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në qytetin sudedez Malmo ku liderë nga e gjithë bota po diskutojnë mbi Kujtimin e Holokaustit dhe Luftimin e Antisemitizmit. Në fillim të forumit pjesëmarrësit kanë ndjekur kujtimet e mbijetuarve të Holokaustit të cilët iu kërkuan politikanëve më tepër përgjegjshmëri për një botë në paqe dhe të zhvilluar. Në panelin e parë e ka marrë fjalën në fillim Kryeministri i Suedisë Stefan Löfven, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Ne po koordinojmë veprimet me shtete aleate kudo në botë për të luftuar antisemitizmin që për ne nuk është një aktivitet pasiv. Kërkohen veprime konkrete , përkushtim. Ne po përdorim fuqinë tonë për të krijuar një bote më të drejtë, pa e harruar të kaluarën, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, është shprehur Antony Blinken.
Diskutantët kanë nënvizuar se sot, pak të mbijetuar kanë mbetur për të dëshmuar për tmerret e Holokaustit, gjenocidit rom dhe persekutimit ndaj grupet te ndryshme etnike gjatë Holokaustit. Sipas liderëve që kanë marrë fjalën komuniteti ndërkombëtar ka një detyrim të sigurojë që Holokausti të mbahet mend dhe që brezat e ardhshëm, që të reflektojnë mbi pasojat e tij për të parandaluar që kjo histori të mos përsëritet më kurrë.
Ata kërkuan që brezat e rinj të tregojnë më tepër solidaritet dhe të ndëshkohet antisemitizmi që të mbështetet edukimi kundër gjuhës së urrejtjes.
Klan News