Të munguarit e mëdhenj të ceremonisë së betimit të Trump ndodhen në forumin Botëror të Davosit në Zvicër.

Mungoi një ftesë për Ursula Von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian dhe kryetarë shtetesh të njohura të BE-së. Mes liderëve të BE-së, vetëm Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni mori një ftesë personale nga Trump dhe merr pjesë në inagurimin e presidentit amerikan.

Trump do të shënojë rikthimin e tij në skenën globale me një paraqitje virtuale ditën e enjte për pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik Botëror në lidhje me prioritetet e politikës së administratës së re amerikane.

Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës.” – këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Ndër ta Kryeministri Edi Rama do të flasë të mërkurën në mesditë për mënyrën sesi udhëtojnë turistët.  Kryeministri do të takohet gjatë 3 ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkaq, qindra protestues marshuan në Davos kundër ndotjes së mjedisit dhe kushteve të këqija ekonomike.

Klan News