Do të ndërtohen 214 shtëpi dhe 150 apartamente

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në lagjen “Rilindja” në Fushë Krujë, aty po rindërtohen 214 shtëpi individuale dhe 150 apartamente për të prekurit nga tërmeti.

I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, kryeministri u njoh me ecurinë e punës, ndërsa pritet që deri në vjeshtën e këtij viti ky kantier do të jetë i përfunduar.

Rama nuk kurseu batutat politike me punëtorët. Po ashtu kryeministri bëri të ditur mbarëvajtjen e punimeve që po kryhen në godinën e drejtorisë së përgjithshme të transportit rrugor ne Laç.

Përmes një video në Facebook, Rama tha se ky institucion po rikonstruktohet plotesisht, duke përjashtuar mundësinë e përmbytjeve nga shirat dhe moti i keq.

Tv Klan