Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot një udhëtim drejt Gjermanisë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se është takuar me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Kreu i qeverisë shprehet se Söder është një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian.

Më tej Rama shton se me Kryeministrin e Bavarisë “do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”./tvklan.al