Rama në Itali, takon kardinalin shqiptar Ernest Troshani



Rama në Itali, takon kardinalin shqiptar Ernest Troshani

10:50 06/05/2021

Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e kësaj të enjteje muzeun Uffizzi të Firenze-s. Rama shoqërohej nga kardinali shqiptar Ernest Troshani.

“Firenze, Itali-Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, shkruan Kryeministri.

Kryeministri do të marrë pjesë sot në një samit ndërkombëtar në Firence të Italisë. “Evropa në një botë në ndryshim” është tema e edicionit të dhjetë të “The State of the Union”, që do të mbahet në këtë qytet për dy ditë me radhë.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë mbi 150 politikanë dhe akademikë nga e gjithë bota, mes tyre edhe kreu i qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama u nis drejt Italisë pas takimit me komisionarin e zgjerimit Oliver Varhelyi./tvklan.al







Të ngjashme