Vizitë në kompanitë për garantimin e sigurisë 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se ka vizituar zyrat e kompanisë “CheckPoint” në Tel Aviv.

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shëed”, shkroi Rama në postimin e tij në Facebook.

Vizita vjen në një kohë kur Shqipëria po bën përpjekje për të forcuar sigurinë e saj kibernetike.

Tv Klan