Dëmtimet nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar

Kryeministri Edi Rama e nisi të premten në Kamëz, ku pa nga afër punën që po bëhet për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Fillimisht u ndal në kopshtin “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, e projektuar për të pritur 220 fëmijë të zonës.

Bravo ju qoftë ju lumshin duart, kjo është punë fantastike”. “Është një godinë 2000 m2 për 220 fëmijë me fjetje, ngrënie…

Puna vijon edhe për rindërtimin e “Jashar Hoxha”, e cila do të finalizohet me 22 klasa, 2 laboratorë dhe mjedise sportive.

Edhe sa struktura të tjera janë për rindërtim?

Kemi në qendër të Bathores po ndërtohet shkolla dhe kopshti, në Valias, do të filloi kopshti dhe shkolla në Laknas, si dhe një shkollë në Paskuqan.”

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në lagjen e silikateve, aty ku po zbatohet një projekt urbanizimi që përfshin rikonstruksionin e fasadave për 35 pallateve, kanalizimet dhe rrugët.

Tv Klan