Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Ai u takua dhe me zv/presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn, me të cilin kanë diskutuar mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa me kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi biseda u përqendrua mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fund Shkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

Kryeministri pati dhe një takim në zyrat e kompanisë së rrjetit social TikTok me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të kësaj kompanie, Theo Bertram.

Tv Klan