“Tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt”

Në konferencën përmbyllëse të vizitës së tij në Prishtinë, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të verë në dukje, se arsyet përse e sollën në Kosovë lidhen me një moment shumë kritik për të ardhmen e saj, ndarjen e drejtësisë nga padrejtësia.

“Kjo vizitë nuk nënkupton asnjë lloj përpjekje apo mendimi për të vënë në pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë për çështjet që janë subjekt i saj që kanë marr mbështetjen politike me krijimin e Gjykatës Speciale”.

E bëri të qartë se ai dhe Shqipëria nuk janë avokate në këtë çështje, por theksoi se bashkimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve në Prishtinë apo në Kosove është nevojë emergjente.

Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se çfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Pas 24 orësh di më shumë sesa para 24 orësh për situatën. Janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, dy shtëpi. Ky është një privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare, se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike”.

Përsëriti se njoftimi i Gjykatës Speciale për aktakuzën për Thaçin dhe Veselin ishte fletërrufe, dhe kush e sheh ndryshe tha se ka vetëm dy arsye.

“O je naiv, o je i lig”.

Kundërshtarëve të Thaçit në Kosovë u kujton se ky nuk është moment të kërkojnë hakmarrje.

Teksa u pyet për vendimin e ish-Kryeministrit Haradinaj për të refuzuar takimin me të, në suazën e bashkimit, Rama tha se do të tërhiqte padinë ndaj tij.

“Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerëve, dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër që doja të diskutoja me të për këtë çështje, që është dhe më e madhe sesa në si emra të përveçëm apo Thaçi e Veseli, sepse implikimet e mëvonshëm të Kosovës mund të jenë më të mëdha. I premtova se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do të njoftoj tërheqjen e padisë. Zyrtarisht padia do tërhiqet”.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë që e ka përshëndetur aktin e Gjykatës së Posaçme për Thaçin e Veselin.

Përsëriti rëndësinë që ka Shengeni Ballkanik ku pjesë të bëhet dhe Kosova dhe dha lajmin se nga sot nis të funksionojë rrjeti i përbashkët energjetik i Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Tv Klan