Takimet me biznesin e vogël: Taksa zero rrezikohet nga opozita

Diferencën mes tij dhe Lulzim Bashës, në takimin me qytetarët e Krujës, Edi Rama e serviri në mënyrën më të kuptueshme të mundshme.

“Po kur merr gomarin për dru dhe ngjitu atje lart, e shef nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart? Është shumë e thjeshtë. Vota nuk është tifozëllëk, jam me këtë apo jam kundër atij. Vota nuk është histori, vota është sot, kush ta bën punën. Mund të imagjinohet kjo garë mes gomarësh që unë qenkam gomar që s’e bëj dot punën edhe e bën Luli”?

E papritur ishte thirrja e ezanit që u respektua në takim nga Kryeministri.

Në Krujë, Rama bëri krahasimin me kandidatët e PD dhe Milva Ikonomin.

Nga kjo e shtunë, familjet e Krujës do të furnizohen me ujë nga ujësjellësi i ri, por kreu i Bashkisë Artur Bushi kishte dëgjuar se ky ishte edhe një premtim i Partisë Demokratike.

Në Shijak, një nga zonat më të godituara nga tërmeti, sipas pushtetit lokal ka përfunduar i gjithë procesi i rindërtimit të banesave individuale.

Gjatë inspektimit, Kryeministri nuk harroi t’u kujtojë bizneseve zerimin e taksave.

Në zonën e Shijakut, Rama bashkëbisedoi me sipëmarrës lokalë ne agroturizmin e Fundim Gjepalaj të ngritur vitet e fundit e që është kthyer në një destinacion shumë të frekuentuar.

Një tjetër investim i qeverisë, kësaj here përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit në këtë bashki, është dhe ai për rikonstruktimin e segmentit 4 Rrugët e Shijakut.

Tv Klan