Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot punimet në lagjen 5Maji, e cila është pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, Rama pa ecurinë e punimeve dhe bëri një premtim për përfundimin e tyre.

Kjo deri në Pranverën e vitit të ardhshëm do jetë e mbaruar, mund të jetë dhe më përpara por mund të ketë dhe të papritura“, tha Rama.

Në lagjen e re 5 Maji do të jenë rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale dhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”./tvklan.al