Rama: Në luftë me “buburrecat” e administratës

Rama: Në luftë me “buburrecat” e administratës

15:20 11/09/2019

“51 mijë ankesa në platformën e bashkëqeverisjes”

Problemet me administratën publike dhe veçanërisht me punonjësit e hipotekave ishin në qendër të takimit të bashkëqeverisjes që kryeministri zhvilloi me qytetarët këtë mërkurë. Komentet kreu i qeverisë i bëri pas fjalës së një qytetari nga Shkodra, i cili kishte marrë pronësinë e objektit pas një kalvaritë gjatë mundimesh.

“Të jesh i sigurt që unë s’kam pasur nevojë të ulem në një stol për të parë se çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë se rri në këmbë dhe i shoh buburrecat ulur që gërryejnë por megjithatë kjo kërkon durim të madh kërkon vullnet kohë dhe sigurisht sisteme. Dhe platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës, kushedi ç’keni hequr me ta. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës, në vend se të mallkojmë errësirën të ndezim një qiri çdo ditë derisa të bëhet dritë.”

Sipas kreut të qeverisë, në platformën e bashkëqeverisjes kanë mbërritur 51 mijë adresime, kryesisht ankesa në nivel qendror dhe vendor. Rama tha se për të luftuar informalitetin, tashmë edhe bizneset kanë një rubrikë në platformën e bashkëqeverisjes.

Tv Klan

Të ngjashme