Kanë kaluar më shumë se 2 vite nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, teksa së fundmi Kryeministri ukrainas ka artikuluar se lufta mund të përfundojë shpejt.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në OKB, bëri thirrje për një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por Rama theksoi se nuk mund të ketë paqe disfatë për Ukrainën, pasi sipas tij, kjo do të sillte agresion më të madh.

“Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë agresion të fuqishëm. Edhe ne duam paqe, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë. Do mbështesim çdo përpjekje për paqe. Por kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e OKB dhe rezolutat e kësaj asambleje. Një paqe që nuk mund të minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës e ta mbështesë atë për sa kohë është e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al