Kryeministri Edi Rama në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare të OSBE –së, theksoi se parësore do të jetë siguria kombëtare, respektimi i të drejtave të njeriut dhe forcimi i shtetit të së drejtës.

Rama u shpreh se një nga pikat kyçe që Shqipëria ka gjatë kryesimit për vitin 2020, është mbrojtja dhe diferenca në terren përmes monitorimit të OSBE.

Sipas Ramës, OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendë është zhvillimi i qëndrueshëm.

Kryeministri Rama në cilësinë e Kryetarit të radhës së OSBE  u shpreh se kjo e fundit ka provuar se mund të dislogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, ndaj në përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbetet parësore kriza në Ukrainë.

“Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE për zbatimin e plotë të paqes”. /tvklan.al