Edhe në studion e “Opinion” përballë një paneli gazetarësh e analistësh, kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për t’i përmbushur të 8 kërkesat e studenteve.

Kushti i vetëm që kryeministri vendos veç dialogut, është qe t’ju referohen modeleve të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të realizohen kërkesat.

Rritja e buxhetit në 5%, pika e parë e kërkesave të studenteve është një premtim elektoral i socialisteve në programin 2013-2017. Rama thotë se nuk është përmbushur për shkak të gropës financiare që gjeti.

 

Rama nuk pranon rënien e Ligjit të Arsimit të Larte, që sipas gazetarëve në studio solli dhe revoltën studentore.

Në studio Blendi Fevziu i vendosi përballë kryeministrit dhe një student të verbër. Ligji për arsimin e lartë parashikon që studentët me aftësi të kufizuara të paguajnë tarifa të reduktuara, por që në realitet nuk është realizuar. Rama ngre duart dhe thotë se nuk ishte njohur me parë me këtë problematikë.

Kryeministri Rama u pyet edhe për skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të kompanisë “DH Albania”. Ai tha se qeveria shqiptare u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndihme për të zbuluar kush fshihet pas kësaj kompanie dhe se pas kallëzimit penal në Prokurori, “DH Albania” do të paditet edhe për dëmshpërblim moral.

Tv Klan