Pas deklaratave që bëri të enjten në emisionin Opinion në Tv Klan kryedemokrati Lulzim Basha, Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në orën 18:00.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar “akuzë makabre” deklaratën e Lulzim Bashës, që sipas tij, fshihet numri real i viktimave.

Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan Rama në Facebook. 

Lulzim Basha deklaroi në Opinion se qeveria ka fshehur numrin e vdekjeve nga Covid-19. Kreu i demokratëve foli me shifra kur tha se për periudhën Mars-Tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga Covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga COVID-19. /tvklan.al