Prezantohet projekti për aeroportin e Vlorës

Prezantohet projekti për aeroportin e Vlorës

18:30 16/09/2019

Rama: Më i madh se i Tiranës, nisim ndërtimin në pranverë

Aeroporti  i Vlorës do të nisë të ndërtohet pranverën e vitit 2020. Teksa shpjegoi vështirësitë e gjetjes së investitorëve në fazën e parë pas ndihmës që ofroi qeveria turke, kryeministri Rama tha se qeveria ka gati projektin, për realizimin e të cilit ka dy opsione.

Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Ajo që dua të përsëris është se objektivi ynë është që kantierin për ndërtimin e aeroportit ta çelim në pranverën e ardhshme.

Me një piste prej 3,2 kilometrash, aeroporti i Vlorës nuk do të jetë vetëm më i madh se Aeroporti i Tiranës, por do të shërbejë si një aeroport ndërkombëtar, për pasagjerë, mallra dhe riparim avionësh.

Për kreun e qeverise, ndërtimi i  këtij aeroporti do të sjellë edhe një ulje të mëtejshme të çmimit të biletave.

Objektivi ynë është që të krijojmë një treg konkurrues, ku ky tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë dhe siç e keni parë, efektet e para, kompania jonë ajrore i ka dhënë në treg, sepse të gjithë tashmë kanë filluar të bëjnë promovime me çmime më të ulëta. Në planin afatmesëm kjo do të kërkojë pak durim, ndërsa në planin afatgjatë nuk kam pikë dyshimi që sistemi i çmimit të fluturimeve do të normalizohet edhe për shqiptarët, si për gjithë të tjerët, sepse me rënien e monopolit të Aeroportit të Rinasit, me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të ketë shumë zgjedhje dhe shumë mundësi.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT