Kryeministri inspekton edhe procesin e vaksinimit në Sarandë

Mirëseardhjen në Finiq ia uruan në Greqisht, por Kryeministrit i ra në sy mungesa një kafeje në tavolinë.

Por në Delvinë dhe Finiq të Sarandës, kryefjalë e takimit ishte ujësjellësi i ri.

“S’ka pasur ujë 24 orë as për 50 vjet”.

Kryeministri shkoi personalisht në ujësjellësin e Delvinës për të parë nga afër investimin që u sjell ujë 24 orë për 10 mijë banorë.

“Kjo ishte një torturë shumëdekadash që tashmë mori fund. Këtu dhe në shumë pika të tjera kemi 24 orë ujë, kemi rreth 120 kantiere në punë, drejt përfundimit ose në proces. Brenda 2022, do kemi ujë 24 orë për të gjitha zonat e banuara urbane dhe gjithë fshatrat me intensitet banimi. Do jetë një çështje plotësisht e mbyllur, nuk do jetë më temë debatesh dhe fushatash dhe kjo është një arritje domethënëse”.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço tha se me projektet e ujit të pijshëm ka marrë fund një problem që vazhdonte prej dekadash.

Ndryshimin që do të ndodhë në këtë zonë me furnizimin e ujit me 24 orë, kreu i qeverisë e pa edhe në fshatrat e Konispolit ku do të ndikohet direkt prodhimi bujqësor.

Ndërkohë në Sarandë, qytetarët e moshuar që po vaksinoheshin nuk u kursyen në shprehjen e mirënjohjes.

Tv Klan