“Rindërtimi i godinave u krye në kohë rekord”

Tërmetet e vjeshtës së 2019 nxorën të pabanueshme në Kamzë dhe 14 objekte arsimore. Afro gjysma e tyre, shkolla, kopshte e çerdhe të ndërtuara nga themelet kanë përfunduar dhe janë bashkëfinancim i qeverisë dhe i donatorëve të huaj.

Kryeministri ka vizituar disa prej tyre, shkollën “Jashar Hoxha” e kopshtin “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, si dhe Shkolla e kopshti “Halit Çoka” në Bathore. Një zakon i mbetur mbase nga koha kur ishte kryebashkiak, Rama nuk harron asnjëherë të lerë porosi për detaje estetike të ndërtimeve.

Në Bashkinë e Kamzës që renditet në bashkitë më të prekura nga goditja sizmike janë në listën e programit të rindërtimit 21 pallate dhe 300 banesa individuale.

Tv Klan