Rama në Shkup për forumin ekonomik, pritet ndryshimi i emrit të nismës së Shengenit rajonal


Rama në Shkup për forumin ekonomik, pritet ndryshimi i emrit të nismës së Shengenit rajonal

21:33 28/07/2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev priti në Shkup homologun e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Në këtë forum sipas mediave maqedonase, marrin pjesë mbi 300 kompani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera të rajonit.

Kryeministri Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot njihet si mini-Shengen. Nisa është refuzuar deri më tani nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Skeptikë ka qenë edhe Bosnja e Mali i Zi.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri, është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë”, ka thënë Rama për mediat maqedonase.

Klan News








Të ngjashme