Singapori, një model zhvillimi për shkak të transformimit të jashtëzakonshëm që ka njohur në dekadat e fundit, mund të jetë model frymëzimi dhe për Shqipërinë.

Kryeministri Rama, i cili zhvilloi një vizitë zytare me ftesë të homologut Lee Hsien Loong, pranon se kanë folur në takimin e tyre për shkëmbim eksperiencash, në mënyrë të veçantë për administrimin fiskal, por dhe rendin publik.

“Diskutuam me Kryeministrin edhe për shkëmbime në interesin tonë, për sa i përket administrimit fiskal, pasi këtu ka një dije të madhe dhe një infrastrukturë shembullore për administrim fiskal, si dhe për rendin publik, ku Singapori është kampion, përsa i përket mënyrës se si e ka të organizuar të gjithë strukturën dhe për mënyrën se si ka arritur të krijojë një hapësirë sigurie të madhe, parashikueshmërie të plotë dhe kontributesh të përbashkëta, në funksion të një shteti mjaft social.”

Kryeministri thotë se potencialet që ofron Shqipëria për investitorët e huaj ishte pjesë e diskutimit me Kryeministrin e Singaporti, por dhe interesi që ky shtet ka shprehur lidhur me infrastrukturën portuale.

“Përsa i përket infrastrukturës aeroportuale me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim shumë të madh, nuk është vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi padiskutim fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja”.

Jashtë fokusit të bashkëbisedimit Rama – Loong nuk ka mbetur dhe çështjet e rajonit të Ballkanit, pasi vetëm pak javë më parë Singapori njohu Pavaresinë e Kosovës.

Tv Klan