Kryeministri Rama vizitoi këtë të shtunë një sipërmarrje të re italo-shqiptare, e specializuar në fushën e restoranteve, hotelerisë dhe spitaleve. Puna e lavanderive është e lidhur ngushtë me turizmin dhe sipërmarrësit. Administratorja e lavanderisë pohoi se puna e tyre është shtuar ndjeshëm me rritjen e fluksit të turistëve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/399839227523268/

“Kemi vënë re që me rritjen e turizmit, puna na është rritur shumë këtë vit me kërkesa të shtuara nga hotelet dhe restorantet, nga struktura të reja. Janë shtuar 4 hotele të reja. Këtë vit ka patur 50 % më shumë kërkesa për produktet e biankerisë. Sepse nëse ne lidhim kontratë me një hotel, ne merremi me pjesën e biankerisë, duke e furnizuar me çarçafë, peshqirë, etj dhe në bazë të një kontrate, larja bëhet tek ne. Tani jemi një biznes që po vjen në rritje”.

Kjo sipërmarrje, që numëron mesatarisht 60 punonjës, bashkëpunon me zyrën e punës, duke e marrë pjesën më të madhe të tyre nga qyteti i Durrësit dhe nga zonat përreth.

Tv Klan