Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë dhe ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Janez Jansa.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë ka publikuar foto nga ky takim dhe shkruan se ka diskutuar për planin e madh të BE për investime në Ballkanin Perëndimor.

Rama shprehet se ka diskutuar dhe për procesin e integrimit te Shqipërisë dhe gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit.

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri Edi Rama./tvklan.al