Kryeministri kujton në Ballsh, si e lanë jashtë sallës së mbledhjeve

Si për të treguar se gjithçka është mirë, kryeminstri Edi Rama zgjodhi që rrugën drejt Fierit ta kalonte nën shoqërinë e hitit më të fundit të këngëtares shqiptare Dua Lipa, “We are good”. Ndalesën e parë e pati në qytezën e Roskovecit, ku nuk e fshehu entuziazmin për punën e bërë në transformimin e qendrës urbane.

Ndërsa në Ballsh të Mallakastrës pa nga afër investimin që po bëhet në një nga pikat turistike të zonës.

Vizita nëpër qendrën e qytetit për të parë punimet që po kryhen aty, i riktheu kryeminstrit kujtime të së kaluarës që zgjodhi t’i ndajë me të pranishmit.

“Kjo është godinë e historisë sime politike, sepse është përpjekja e parë për të zgjedhur kryetarin e ri. Doli Sokrati me një letër dhe më tha se  nuk pranohesh të hysh në sallë. Sokrati i Fierit mo, edhe sa herë e takoj unë I them letra Sokrat, më ke lënë të hyj”.

Nga aty premtoi ujë 24 orë edhe për Mallakastrën.

“80% të Mallakastrës me 24 orë ujë”.

Kryeminstri Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga Spitali Memorial i Fierit, duke ironizuar njëherësh komentet e opozitarëve.

“Ja edhe hyrja e “stallës”, që u verboi sytë dhe u shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu. Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj”, thotë Rama.

Tv Klan