Studentëve dhe pedagogëve që i erdhën vonë në takimin për programin e ‘100 Fshatrave’, në Jalë Edi Rama, i falenderoi.

“Meritoni një falenderim që nuk u mërzitet nga vonesa deri në pikën që të thoshit “po kthehemi fare e nuk po zbresim në bisedën e 100 fshatrave”.

Shkak për mirëkuptimin ishte lajmi që dha Kryeministri, se sezonin tjetër rruga për në bregdetin e jugut do të jetë më e lehtë, sepse nyja e trafikut që krijohet në Fier, do të jetë e zgjidhur.

Me ndjesën e bllokimit në Fier, shpresoj që të jetë viti i fundit që bllokohet rruga në Fier. Është një gangrenë e krijuar për disa vite tani. Por besoj që në muajin

T

etor kemi më në fund një kontratë të re. Do të kemi një fillim pune për të mos ndaluar më

dhe për ta hapur atë trasenë e B

y

P

ass

it të Fierit në fillim të sezonit të ardhshëm dhe për ta arkivuar këtë torturë kaq vje

ç

are që është shumë e lehtë për t’u kthyer në mllef dhe në shqetësim, por është pak më e komplikuar për ta shpjeguar pse

.

Akademia e ‘100 FSHATRA-ve’ parashikon që 22 grupe pedagogësh e studentësh nga 6 universitete, të shpërndahen në të gjithë vendin. Në vijim, këtyre do t’u shtohen edhe të tjerë nga universitete të huaja.

“Është një program me një rreze afatgjatë, por nga ana tjetër është një program që krijon mundësinë për të tërhequr vëmendjen e për të përfshirë edhe shumë të tjerë, duke nisur në këtë rast nga universitetet e huaja që ne i kemi qasur e do të vazhdojmë t’i qasim edhe përmes përfaqësive të vendeve të ndryshme, të cilat i kemi ftuar që të bashkojnë forcat me ne”.

Synimi i programit është nxitja e familjeve që jetojnë në këto 100 fshatra drejt agroturizmit, kthimi i tyre në shembuj për të tjerët dhe rritja e punësimit.

Tv Klan