Këtë paradite, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Arben Ahmetaj kanë vizituar Thumanën.

Rama dhe Ahmetaj  kanë inspektuar punimet që po kryhen për 3400 banesat e reja individuale që do të ndihën për banorët e prekur nga tragjedia e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaur.

Sipas kryeministrit deri në fund të vitit 2020, parashikohet që ndërtimi të ketë përfunduar për pjesën më të madhe të këtyre banesave.

“Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort”, shprehet kreu i qeverisë. /tvklan.al