Nga Tropoja ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste dhe të refuzojnë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të vogla.

Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi edhe LSI-në pa i përmendur emrin, duke u bërë thirrje që të mos votojnë partitë e vogla sepse vota e tyre do të shkojë dëm.

Mirë Partia Demokratike, po këto partitë e tjera për çfarë i duan votat nga ju. Dalin në televizor premtojnë qindra mijëra vende pune. Ju jap një këshillë. Mos i jepni vota partive të vogla, do t’i çoni dëm

“, tha Rama nga Tropoja.

Kryeministri përmendi edhe shembullin bashkëpunimit të Qeverisë me kryetarin e Bashkisë së Tropojës që është i PD.

Rama tha se në Tropojë janë bërë investime nga Bashkia me ndihmën e qeverisë dhe nuk ka ndikuar aspak fakti që kryebashkiaku është demokrat. Kryeministri kërkoi që në 25 qershor PS të fitojë në Tropojë në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi i pushtetit lokal me atë qendror. “

Ju e dini mirë që kryetari i Bashkisë Tropojë është i Partisë Demokratike por kjo nuk më ka penguar mua që ta mbështes. Për ne mbi partitë është Tropoja, këtu dhe Tropoja, është një shembull shumë kuptimplotë i faktit se ne nuk i paragjykojmë kryetarët e bashkive. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta, nuk është faji i qeverisë që në Shkodër s’ka kryetar Bashkia, e që në disa bashki të tjera kryetarët rrinë në zyrë dhe tundin flamurin e Partisë Demokratike. Prandaj unë ju them kaq. Kryetari i Bashkisë ka bërë këtu gjithë këtë punë sepse ka pasur nxitjen, idetë dhe fuqinë inkurajuese që unë i kam dhënë atij personalisht. Ama shkuat votat Lulin, e latë dhe kryetarin e Bashkisë këtu pa punë. Sepse të votosh sot PD është vetëm tifozllik, është të votosh për një skuadër si me qenë skuadër futbolli, po zgjedhjet nuk janë ndeshje futbolli. Këtë punë ja u bëj vetëm unë, qeveria jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë

“, tha Kryeministri Rama.

Kreu i PS komentoi edhe listën e Partisë Demokratike, duke kritikuar faktin se në qarkun e Kukësit dhe në disa qarqe të tjera nuk ka asnjë grua.

Partia Demokratike përveç se në çerekshekulli nuk bën asgjë për Tropojën sot paraqiten në qarkun e Kukësit me një skuadër ku nuk ka asnjë grua dhe asnjë vajzë. Kjo është një arsye që të gjitha gratë dhe vajzat tropojane, kuksiane dhe hasjane t’i lënë mënjanë bindjet politike dhe të bashkohen me bindjen se është detyrim njerëzor, moral, respekti për gratë dhe vajzat dhe barazia në respekt mes tyre dhe burrave. Një parti e madhe e cila pretendon të marrë votën për të qeverisur vendin dhe që pretendon se do ngrejë një Republikë të Re dhe thotë se nuk këtë republikë nuk ka gra dhe vajza, meriton të marrë mesazh shumë të qartë që kjo është e papranueshme

“, u shpreh Edi Rama.

Rama zhvilloi gjithashtu dhe një takim në Has ku u përball me flamujt e disa mbështetësve demokratë.

 “

Votoni dyshin, duke votuar gjashtën e çoni votën dëm, duke votuar dyshin keni edhe PD dhe PS, se ju dalin fjalët e mija. Kush ja u nxori Lulin nga çadra, më keni borxh. Ju do të votoni se e nxora unë Lulin nga çadra, po mos e nxirrja do e kishit me rrobe banjo tek çadra…. Lulin mbajeni në zemër, mua në mendje, Lulin e keni në parlament ne punojmë, Luli fle, mendojeni…

.”

Votën e banorëve të Hasit kryeministri e kërkoi edhe si një shuplakë për diskriminimin gjinor që sipas tij kreu i opozitës i ka bërë grave të kësaj zone zgjedhjet e 25 qershorit

/tvklan.al