Nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale

Vizitën e parë zyrtare për këtë vit kryeministri Edi Rama nisi nga Ankara.

Me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Rama i shoqëruar nga 6 ministra të kabinetit të tij gjatë vizitës dyditore ka nënshkruar një serë marrëveshjes dypalëshe që siç vetë pohon do të hapin një kapitull të ri bashkëpunimi pasi kanë një rëndësi për partneritetin strategjik mes 2 vendeve.

Marrëveshjet prekin sektorë si shëndetësia, infrastruktura, arsimi, policia, doganat e kultura.

Sa i takon shëndetësisë është rinovuar marrëveshja për trajtimin e afro 100 pacienteve çdo vite për ndërhyrje që nuk realizohen në vend. Dokumenti i firmosur nga ministrja Balluku dhe homologu i saj turk lidhet me shkëmbimin e eksperiencës nën fushën e ndërtimit, standardeve teknike dhe rezistencës ndaj tërmeteve.

Pjesë e marrëveshjeve është dhe një fond i posaçëm për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Rindërtimi ka marrë një tjetër hapësirë pas ndihmës që Turqia na dha pas tërmetit të fundit të 2019 duke marrë përsipër ndërtimin e më shumë se 500 apartamenteve në Laç.

Siç shkruajnë dhe mediat turke në takimin kokë me kokë nuk kane munguar dhe diskutimet për zhvillimet aktuale rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Tv Klan