Prioritet, siguria e popullsisë në Ukrainën lindore

Ashtu si të gjithë paraardhësit e tij këto 5 vitet e fundit në krye të OSBE-se, të parën vizitë si presidenti i radhës i kësaj organizate,  Edi Rama e zhvilloi në Kiev. Në kryeqytetin e Ukrainës ai deklaroi se siguria e popullatës që jeton në pjesën lindore të vendit, ku lindi konflikti me Rusinë, do të jetë prioritet i misionit të tij një vjeçare.

Në krah të Vadym Prystaiko, ministrit të jashtëm Ukrainas në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama nuk premton mrekulli por thotë  se fokusi do të jetë tek njerëzit e thjeshtë qe jetojnë në këtë rajon.

“E dimë shumë mirë që kjo është një krizë shumë e ndërlikuar dhe jemi këtu sepse e dimë edhe që ka diçka që mund ta bëjmë më mirë se të tjerët për të ndihmuar të lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë në terren dhe janë plotësisht të pafajshëm e nuk e meritojnë të vuajnë pasojat dhe brutalitetin e këtij konflikti. Ky është prioriteti ynë kryesor, të ndryshojmë sa mundemi gjendjen në terren, ndërkohë që formulat dhe kontaktet dhe fjalët e mëdha sillen rrotull dhe mundësisht arrijnë rezultate më të mëdha. Ne duam ta nisim me këtë ndryshimin, sa më shumë të mundemi, do bëjmë më të mirën tonë. Kemi njerëz shumë të zotë në terren, do bëjmë gjithë ç’mundemi për të vënë më shumë njerëz në terren, më shumë burime dhe do të luftojmë për këtë, siç është kërkuar edhe nga ministri dhe qeveria e Ukrainës, sepse kjo ka të bëjë me njerëzit dhe njerëzit janë më të rëndësishmit”.

Edi Rama premton mision special i monitorit nga OSBE në Ukrainë do jetë unik dhe thelbësor në uljen e tensionit dhe nxitjen e paqes. Çka do të bëhet e mundur sipas tij dhe fal një buxheti më të madh që do t’ju vihet në dispozicion .

Gjatë vizitës dy ditore Rama në cilësinë e Presidentit të Radhës se OSBE është pritur në një takim dhe nga kryeministri Oleksiy Honcharuk, ndërsa në axhendë është parashikuar dhe takim me presidentin dhe kryetarin e parlamentit.

Tv Klan