Vijon puna në kantier për Lungomaren 3. Këtë të shtunë për të inspektuar punimet ishte kryeministri Edi Rama. Ai u njoh nga afër me punimet.
Lungomarja 3 do të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Atje do të krijohen rrugë për këmbësorët, hapësira mbrojtëse nga uji dhe zgjerime plazhesh.
Po ashtu do të ketë një bashkëpunim me pronarët privatë për një rikualifikim të godinave. Transformimi prek 10.7 kilometra aks turistik.
“Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor 10.7 kilometrave aks turistik”, shkroi Rama në rrjetet sociale./tvklan.al