Kryeministri inspekton projektet në rrugët brenda qytetit

Nga Vlora, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po bëhen në lagjen “25 Maji” Në Kume dhe në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë.

Në këto zona po ndërtohen rrugë të reja, dhe po punohet në infrastrukturën brenda lagjeve.

Ndërsa lëvizte në rrugët e lagjeve ku do të bëhen investimet, Rama u takua edhe me banorë të zonës.

Sipas kryeministrit, punimet që po bëhen do rritin vlerën e pronës dhe do sjellin më shumë zhvillim.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri.

Tv Klan