Kantieri i punimeve shtrihet në një hapësirë prej 10 hektarësh

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e re qendrore të Vorës, ku tashmë është realizuar infrastruktura nëntokësore. I shoqëruar nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë mori garanci se edhe kopshti “Muçaj” i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit do të hapë dyert për fëmijët muajin tjetër.

Rama: Ju kur e mbyllni këtë, doni edhe një muaj besoj?

Punëtori: Në fund të Nëntorit…

Rama: E mbyllni në fund të Nëntorit… perfekt.

Ministri Ahmetaj njoftoi gjithashtu se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përcaktojë këtë të hënë edhe fituesit për dy pallatet në Durrës dhe pritet të fillojë punën në javën që vjen.

Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës. Pra, zyrtarisht që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do dalin nga procesi. Do të fillojnë punë menjëherë gjatë javës që vjen”.

Sipas qeverisë, qendra e Vorës e parashikuar me të tjera standarde do të zërë një hapësire prej 10 hektarësh.

Tv Klan